Malishevë:U promovua libri-monument i tolerancës ndërfetare

0

“Prijës fetar dhe shpirtërorë të shqiptarëve –Bashkëjetesa ndërfetare dhe kontributi i tyre kombëtar”, libër i autorit Faton Mehmetaj, është promovuar sot në Malishevë.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, duke folur rreth kësaj vepre dhe tolerancës ndërfetare, ka thënë se “populli shqiptar gjithmonë ka qenë popull i sakrificave, por religjionet tek ne, asnjëherë nuk kanë krijuar urrejtje, por përkundrazi, pasi besimi nuk e lejon urrejtjen”. “Çdo vepër e shkruar është e mirëseardhur, në veçanti veprat e këtilla, që kanë për qëllim t’i bashkojnë njerëzit”, ka theksuar kryetari Begaj.

“Mbledhja e 600 biografive të prijësve shpirtëror shqiptar është punë e madhe, por në libër autori në mënyrën më të mirë e ka përshkruar tolerancën ndërfetare”, tha recensenti i librit, Ahmet Qeriqi. Ndërsa për recensentin Fahredin Shehu “ky libër është monumental për edukimin shpirtëror dhe tolerancën ndërfetare”.

“Kjo që kam bërë, është një pikë uji në oqean, pasi duhen qindra vite për t’i studiuar të gjithë ata prijës shqiptar, që kanë kontribuar në çështjen kombëtare dhe në ruajtjen e tolerancës ndërfetare të popullit shqiptar, gjë që na bën të jemi unik në bashkëjetesën fetare”, tha autori, i cili i falënderoi të gjithë ata që e kanë përkrahur në hulumtimin, pastaj botimin dhe tani promovimin e librit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here