Malishevën e merr uji, ranë mbi 80 litra për metër katrorë

0

Qyteti i Malishevës është bllokuar nga shiu i sotëm. Madje gjendja nuk qëndron më mirë as në disa fshatra. Uji ka përfshirë edhe xhaminë në Banjë.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës, ju bën thirrje të gjithë qytetarëve, që të bëjnë kujdes të shtuar dhe me urgjencë t’i pastrojnë pustetat e ujërave të shiut dhe kanalizimeve, në mënyrë që të mos vjen deri te vërshimet, afër shtëpive të banimit.

“Situata e krijuar nga shiu i pandërprerë dhe shkrirjes së borës, ka bërë që lumi Mirusha të dalë nga shtrati dhe disa rrugë të bllokohen, prandaj kërkojmë që banorët, ti pastrojnë pusetat afër shtëpive të tyre”, ka qenë kërkesa.

Ndërkaq bashkëpunëtori i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Muharrem Mazreku, ka thënë për portalin Online se gjendja është shumë e rëndë. “I mata reshjet atmosferike më parë, kanë rënë mbi 80 litra për metër katrorë”, ka thënë ai.

malisheva3

malisheva2

malisheva1

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here