Malishevë:fillon dezinfektimi selektiv në zonat e rrezikuara nga rriqrat (foto)

0

Në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK), krahas masave tjera, sot ka filluar edhe fushata e dezinsektimit selektiv, të zonave endemike në territorin e Komunës së Malishevës. Fillimin e kësaj fushate, e ka përcjellë nga afër edhe kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, drejtori për shëndetësi, Hajdin Berisha, drejtori për mbrojtje dhe shpëtim, Ahmet Morina dhe përgjegjësit tjerë komunal.

4fghf

Sipas drejtorit për mbrojtje dhe shpëtim, Ahmet Morina, dezinfektimi ka filluar në fshatin Drenovc, për shkak se këtë vit, janë regjistruar numër më i madh i rasteve të thumbimeve nga rriqrat, ndërsa në disa faza, do të inskenohet i tërë territori i Komunës së Malishevës.
Morina, tha se “spërkatjen është duke e kryer kompania “Truly Nolen”, ndërsa preparati që përdorët për spërkatje është “”Masterline Bifinthrin 7.9”. Në këtë fushatë të dezinsektimit janë të angazhuar rreth 50 punëtor, të pajisur me pompa dore dhe makineri lëvizëse, si traktor, kamioneta dhe të tjera”.

5  fghghfg
Po ashtu, në të njëjtën kohë, është duke vazhduar edhe repelimi i kafshëve, ndërsa Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, është duke kryer të gjitha shërbimet për rastet e thumbimeve nga rriqrat, të cilat paraqiten në QKMF të Malishevës.
Sipas drejtorit për shëndetësi, Hajdin Berisha, numri i rasteve të thumbimeve deri më sot është 325 raste dhe fatmirësisht, nuk është regjistruar asnjë rast i infektimit me EHKK./Indeksonline/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here