Malishevë:Auditori i Përgjithshëm gjenë parregullsi të mëdha në shpenzimet komunale

0

Komuna e Malishevës vetëm gjatë muajve gusht, nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar ka shpenzuar 10,114 litra derivate ose 12,238 euro për automjetetprivate të zyrtarëve komunal, ndërsa për automjetet zyrtare ishin furnizuar me 2,426 litra ose 2,935 euro.

Kështu thuhet në raportin e Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2014, sipas të cilit komuna ka dështuar të zbatojë rregullat e pagesave dhe kontrolle efektive për shpenzimet e derivateve.

Auditori thotë se komuna nuk ka arritur të vendosë një sistem për monitorimin e shpenzimeve të derivateve për automjetet zyrtare, dhe si pasojë, nuk posedon evidenca mbi këto shpenzime.

“Ekziston mundësia që shpenzime të ngjashme, të jenë bërë edhe gjatë muajve të tjerë. Megjithë arsyetimin që këtoshpenzime janë bërë për qëllime zyrtare, Komuna nuk posedon ndonjë evidencë të besueshme mbi sasinë e derivateve të shpenzuara dhe rregullsinë e këtyre shpenzimeve”, thuhet në raportin e Auditorit.

Sipas këtij raporti, komuna ka dështuar t’i zbatojë kërkesatligjore për shpenzime që parashihen të bëhen përmes procedurave të prokurimit.

“Si rezultat janë paraqitur dobësitë në vijim: Me datën08.08.2014, Kryetari, pa zbatuar procedura të prokurimit,kishte lidhur një marrëveshje bashkëpunimi me operatorin‟Door to door‟, në shumë 2,450€ për shërbime të reklamimit me çmim 200€/faqe, si dhe për dizajnimin dhe printimin epanove reklamuese pa përcaktuar një çmim paraprak për këto shërbime.

Për shpenzime të telefonisë mobile gjatëvitit2014, sipas Auditorit, Komuna ka shpenzuar 7,346€.
“Ne kemi testuar tri pagesa (1,788€) dhe kemi identifikuar që Komuna shfrytëzon shërbimet e telefonisë mobile nga treoperatorë (Vala, Z-mobile dhe IPKO). Me operatorin Vala Komuna nuk ka ndonjë kontratë. Me operatorin Z-mobile Komuna shfrytëzon një kontratë të lidhur në vitin 2014 ndërmjet operatorit dhe ZKF-së pa procedurë të prokurimit,ndërsa me operatorin IPKO, Komuna shfrytëzon një kontratë të vitit 2009, gjithashtu pa procedurë të prokurimit. Për më tepër, Komuna nuk ka ndonjë rregullore që përcakton nivelet e shpenzimeve për telefoni mobile nga ana e zyrtarëve të Komunës. Si rezultat, shpenzimet e zyrtarëve për telefonimobile, në një pagesë të testuar, kanë rezultuar nga 5 deri në 57€ në muaj‟ dhe përmes procedurave me kuotime të çmimeve”, thuhet në raport.

Komuna kishte lidhur tri kontrata për furnizime të njëjta (zhavorr) me operatorin e njëjtë në shuma 9,770€/9,790€ dhe 9,750€.

“Komuna nuk ka zbatuar një procedurë të hapur për të arritur vlerë potencialisht më të lartë për paranë e paguar. Komuna kishte paguar shumën 65,520€ për një situacion të projektit “Ndërtimi i rrugëve lokale” (vlera e kontratës: 197,434€). Pagesa ishte bërë duke u bazuar në një situacion që nuk përmbante sasinë e punëve të kryera dhe koston financiare të punimeve; Përprojektin „‟Ndërtimi i shkollës fillore në Carallukë(331,354€)‟‟ Komuna kishte paguar situacion në shumë 63,581€. Në raportin e organit mbikëqyrës, ekzistojnë paqartësi nëse kjo pagesë ishte për situacionin e II-të apo të III-të. Po ashtu, informatat në situacionin e ofruar nga punëkryesi, nuk ishin të qarta për të gjitha punët që ishin kryer dhe paguar; dhe për ndërtimin e shkollës në fshatin Shkozë, Komuna kishte paguar një situacion në shumë 53,548€. Në raportin e organit mbikëqyrës, kjo pagesë ishte për „situacionin 5‟, ndërsa sipas operatorit ekonomik punët e kryera i takonin „situacionit 6‟.

Në raport thuhet se gjatë vitit 2014 ishin angazhuar punëtorë me kontratë për shërbime të veçanta për të kryer detyra të rëndësishme të shërbyesve civil, si: shef i inspektoratit,zyrtare administrative në Zyrën e Kryetarit dhe zyrtar për regjistrim të pasurisë së Komunës; dhe dosjet e 15 punëtorëvenuk ishin të kompletuara sipas kërkesave pasi që mungonte vlerësimi i performancës vjetore për vitin 2014 dhe dëshmitë për nënshkrimin e kodit të mirësjelljes. Në një rast, sipas Auditorit, suspendimit të një zyrtari i mungonte vendimi dhe dëshmitë relevante që kanë sjellë deri te suspendimi.
Komuna po ashtu nuk ka shpenzuar buxhetin që kishte, pasi vetëm 877,610€ (79%) nga 1,114,551€ e të hyrave vetjake në dispozicion janë shpenzuar në vitin 2014. Kurse, shuma 236,941€ është bartur për shpenzim në vitin 2015. Kjo sipas Auditorit reflekton një planifikim të dobët të përdorimit të të hyrave vetjake.

“Komuna kishte planifikuar taksën për biznese në shumë prej 53,000€, ndërsa inkasimi i kësaj takse për vitin 2014 ishte 4,270€ (8% e planit) apo 85% më pak se në vitin paraprak. Sipas Komunës kjo kandodhur për shkak të vendimit të Kryetarit të Komunës për lirimin nga pagesa për të gjithë tatimpaguesit e taksës në firmë, vetëm për vitin 2014.; Po ashtu, Komuna kishte planifikuar të hyra nga qiraja në shumë 32,000€, ndërsa ishin inkasuar 19,222€ apo rreth 60% e planit. Komuna nuk ishte në gjendje të shpjegojë arsyet për këto dallime; Plani për inkasim nga lejet e ndërtimit ishte 44,000€ ndërsa inkasimi ishte vetëm 2,562€ (81%më pak senëvitinparaprak) apo6% e planifikimit. Në një prejraporteve të inspeksionit, ishinidentifikuar 36 ndërtime paleje, ndërsa Komuna nukkishte ndërmarrë ndonjë veprim për parandalimine ndërtimeve. Kjo ka ndodhur për shkaktë rishikimeve jo efektive të menaxhmentit ndaj të hyrave nga lejet e ndërtimit; dhe ekziston një sistem i dobët i menaxhimit të të hyrave”, thuhet në komunikatë.
Auditori thotë se përveç departamentit të tatimit në pronë, departamentet tjera që gjenerojnë të hyra nuk posedojnë regjistra kontabël për të hyrat vetjake.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here