Malishevë: Shitja e kurbanëve, vetëm në tregun e kafshëve në Mirushë

0

Drejtoria e Inspektoratit në Malishevë, sot ka bërë të ditur se shitja e kafshëve para festës së Kurban Bajramit, bëhet vetëm në tregun e kafshëve në afërsi të liqenit në fshatin Mirushë.

Kështu ka deklaruar sot, drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit në Malishevë, Sejdi Paçarizi, sipas të cilit, pika e shitjes për kafshët të cilat shiten për kurban, do të bëhet sipas rregullave, dhe ato shiten vetëm në tregun e kafshëve, ndërsa të gjithë shitësit e kafshëve, duhet ta respektojnë këtë rregull.

Sipas inspektorëve komunal, të gjithë shitësit, me ndonjë përjashtim, të cilët nuk kanë qenë të informuar, po e respektojnë këtë rregull dhe shitja e kafshëve po bëhet në tregun e kafshëve, kurse rasteve të cilat nuk kanë të qenë informuar, po njoftohen dhe po largohen kafshët nga vendet ku nuk lejohet shitja e tyre.

Përndryshe, sipas inspektoratit komunal, gjatë ditës së nesërme, nuk do të ketë ndonjë therje të organizuar të kafshëve për Kurban Bajram.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here