Malishevë: Nga mjetet piroteknike, së paku 7 të lënduar dhe dy zjarre

0

Pavarësisht thirrjeve për mor përdorim të mjeteve piroteknike, gjatë natës janë shënuar disa raste të lëndimeve nga mjetet piroteknike dhe së paku dy zjarre. Duke u bazuar nga të dhënat në shërbimet komunale të emergjencave, janë lehtë dhe rëndë janë lënduar shtatë persona, ndërsa janë shënuar edhe dy zjarre, që mendohet se janë shënuar nga fishekzjarrët.

“Tri raste të lëndimeve kanë qenë më të rënda dhe si rezultat, është dashur të dërgohen për trajtim në QKUK në Prishtinë, ndërsa rastet tjera kanë qenë më të lehta”, thuhet në deklarimin e emergjencës së QKMF-së në Malishevë, për Zyrën për Informim Publik të Komunës së Malishevës.

Po ashtu edhe Shërbim i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, është dashur të intervenojnë në së paku dy raste zjarre, që po ashtu besohet janë shkaktuar nga mjetet piroteknike. Njëri rast në Drenoc dhe tjetri në Marali.

Gjatë natës së mbrëmshme, krahas punëtorëve të këtyre shërbimeve emergjente, edhe organet komunale, të prira nga kryetari Ragip Begaj dhe drejtorët e drejtorive përkatëse komunale, Ahmet Morina dhe Hajdin Berisha, kanë qëndruar në këto institucione, edhe për ti uruar vitin e ri këtyre punëtorëve, por edhe për të parë nga afër situatën, për shkak të përdorimit të shumtë të mjeteve piroteknike.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here