Malishevë: “ISP Broadcast” shpërndanë 500 dhurata për fëmijë

0

Kompania që ofron shërbime të internetit dhe kabllovikut “ISP Broadcast” me seli në Malishevë, me pronar Qëndrim Kryeziun, sot ka shpërndarë 500 dhurata për fëmijë. Këtë donacion, kompania e ka shpërndarë përmes Komunës së Malishevës, përkatësisht Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, e ka falënderuar kompaninë “ISP Broadcast” për këtë donacion për festat e fundvitit.

“ISP Broadcast” ka zgjedhur që dhuratat të shpërndahen përmes Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, me qëllim që dhuratat të shpërndahen për fëmijët e veteranëve të UÇK-së, të cilët kanë vdekur pas luftës, për fëmijët e nënave vetushqyese, pastaj për Handikos në Malishevë, shoqatën e verbërve dhe fëmijë të familjeve tjera në nevojë.

Pas pranimit të këtij donacioni, nga ana e nënkryetarit të Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtorit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Liridon Hotit, nënkryetari Berisha e ka falënderuar kompaninë “ISP Broadcast” për këtë donacion. “Çdo lloj ndihme dhe çdo formë e solidarizimit me këta fëmijë dhe këto familje ka domethënie të madhe”, tha Berisha.

“Çdo familje, e sidomos çdo fëmijë e ndien që dikush, në një formë apo tjetër, përkujdeset për ta, dhe qëllim i yni është çdo fëmijë të jetë i gëzuar dhe të pres festat e fundvitit, sikur të gjithë fëmijët e tjerë, pasi të gjithë kanë të drejtë të jenë të gëzuar dhe duhet të jenë të barabartë”, ka thënë Qëndrim Kryeziu, pronar i kompanisë “ISP Broadcast”, pas dhurimit të këtij donacioni për fëmijë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here