Malishevë: Ende vështirësi në lëvizje drejt Gurbardhit, pas vërshimeve

0

Kryetari i Komunës së Malishevës,  Ragip Begaj, ka mbajtur sot një takim të Këshillit të Drejtorëve, lidhur me vërshimet dy ditëve të fundit në territorin e komunës. Zyra për Informim Publik e kësaj komune ka njoftuar se janë formuar katër komisione për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet, me qëllim të vlerësimit të shpejt dhe real për dëmet.

Këto komisione, do të merren me vlerësimet e dëmeve në të gjitha vendbanimet e Komunës së Malishevës dhe do të udhëhiqen nga drejtorët e drejtorive komunale. Paraprakisht, është bërë incizimi i dëmeve, gjatë ditës së djeshme.

Përndryshe, gjendja aktuale e situatës në Malishevë sipas ZIP, paraqitet e mirë, me vështirësi të kalimit në rrugës drejt fshatit Gurbardh, ku uji në urën mbi liqenin Mirusha, ende është në nivel të urës, prandaj ju bëhet thirrje për kujdes të lëvizjes në këtë drejtim.

Po ashtu, ju bëhet thirrje qytetarëve, që të mos përdorin ujin për pije, për shkak të rrezikut real të ndotjes së puseve. Të gjithë ata që nuk kanë mundësi të furnizohen në forma alternative me ujë për pije, rekomandohet vlimi i ujit në temperaturë njëqind gradë, së paku dhjetë minuta, e pastaj të përdoret.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here