Malishevë, asgjësohen 96 krerë dhi të sëmura nga bruceloza

0

Me vendim të Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës, me asistimin e inspektorëve komunal, sot në fshatin Gajrak, janë asgjësuar 96 krerë dhi dhe një gjedh, të prekura nga sëmundja e “brucelozës”. Asgjësimi është bërë, në kuadër të mbrojtjes së shëndetit dhe eliminimit të kësaj sëmundje, në mënyrë që të mos përhapet më shumë.

Sipas pronarëve, nga kjo sëmundje janë prekur edhe disa anëtar të familjes së tij, të cilët janë duke u trajtuar, njofton kjo komunë.

Asgjësimi i këtyre kafshëve shtëpiake, është bërë në mënyrë profesionale, sipas rregullave për asgjësimin e kafshëve të sëmura dhe janë varrosur në varrezat e kafshëve, vendi i cili është i kufizuar për varreza të kafshëve të cilat asgjësohen në raste kur kanë sëmundje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here