Malisheva përkundër numrit rekord të infektimeve me COVID-19, fillon mësimin të hënën

0
Malisheva do të fillojë mësimin nëpër shkolla më 18 janar sipas vendimit të MASHTK-së përkundër se në këtë komunë ka patur numër rekord infeksionesh me COVID-19 ditëve të fundit.
Vetëm dje ka patur 22 persona të infektuar me Covid-19 dhe 3 të vdekur që ka shënuar rekord të zi në këtë komunë.
Edhe sot ka patur 11 raste të reja infeksioni dhe 1 të vdekur.
Por drejtori i DKA-së në Malishevë, Blerim Thaçi ka thënë për Portalin ONLINE se mësimi nëpër shkollat e komunës do të nisë sikur në krejt Kosovën.
“Ne sipas asaj qe kemi pas takimin virtual me MASH, gjysme vjetori i dyte fillon me 18 janar duke zbatu master planin e MASH, po ashtu rekomandimet e IKSHPK-së”, ka thënë Thaçi.
“Ne i kemi ba pergatitjet dhe shpresoj qe të na shkoj mirë, Gjithashtu jemi te njoftuar me rastet e prekura dhe ata do të vetizolohen, jemi ne kontakt me ta dhe e kemi situaten në kontrollë”, ka theksuar drejtori Thaçi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here