Malisheva përgatitet ta shpallë “QYTETAR NDERI” Christopher Hillin

0

MALISHEVË, 20 SHKURT – Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e ka pritur sot në një takim pune, përfaqësuesin e shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepin. Temë e bisedës mes tyre ka qenë vazhdimi i procedurave, për shpalljen e ish ambasadorit amerikan Christopher Hill “Qytetar nderi” i Malishevës. Kryetari Begaj, ka bërë me dije se Komuna e Malishevës, do të vazhdoj me procedurat për iniciativën e shoqatës “Miqtë e Amerikës”, për shpalljen e Christopher Hillit “Qytetar nderi” i Malishevës. Themeluesi i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, e ka njoftuar kryetarin me angazhimet e shoqatës në fuqizimin e miqësisë mes SHBA-ve dhe Kosovës, kontaktet e shoqatës me personalitetet e ndryshme, me ndikim në shtetin më të fuqishëm në botë. Iniciativa për shpalljen “Qytetar nderi” i Malishevës, për ish ambasadorin amerikan, Christopher Hill, ka ardhur si rezultat i lidhjeve të krijuara mes Malishevës si trevë dhe Hill-it, gjatë luftës së UÇK-së, vizitat e tij në Dragobil dhe vende të tjera, takimet me krerët e UÇK-së, si dhe pas luftës, po ashtu vizita në përurimin e rehabilitimit të ujësjellësit në Banjë, është thënë në këtë takim. “Cristopher Hill, ka merita të jashtëzakonshme në lirinë e Kosovës”, ka thënë kryetari i Malishevës. Shpallja e ambasadorit Hill si “qytetar nderi” të Malishevës pritet të bëhet më 16 qershor, në Ditën e Çlirimit të kësaj komune.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here