Malisheva kërkon largimin e Jabllanoviqit jo vetëm nga qeveria por edhe nga Kosova

0

 

MALISHEVË, 22 JANAR – Këshilli Organizativ i Protestës kundër deklarimeve fyese të ministrit Aleksandër Jabllanoviq dhe në përkrhje të kërkesave për shpalljen e Kombinatit Trepca si ndërmarrje publike, në Malishevë nuk është mjaftuar me kërkesën për shkarkimin e Jabllanoviqit. Maliq Kryeziu në emër të këtij këshilli ka kërkuar që Jabllanoviq jo vetëm të largohet nga Qeveria e Kosovës por edhe nga shteti i Kosovës. Ai ka kërkuar së pari nga Kuvendi i Kosovës ta bëjë largimin e këtij ministri serb pasi siq ka thënë “qeveria, Isa e Hashmi nuk po e kanë guximin të përballen me largimin e Jabllanoviqit”. Por më pas në të njëjtin fjalim në protestën e mbajtur në parkun e qytetit, përballë shtatores së Adem Jasharit, Kryeziu i ka kërkuar edhe kryeministrit Isa Mustafa që ta bëjë sa më parë largimin e Jabllaniviqit nga ekzekutivi kosovar dhe nga vet Kosova për shkak të fyerjeve të bëra ndaj nënave kosovare dhe Kosovës. Enver Hoti, kryesues aktual i Kuvendit Komunal të Malishevës duke folur ne emër të institucioneve ka kërkuar që jo vetëm Jabllanoviqi por edhe tërë Lista Serbe të largohet nga Qeveria e Kosovës pasi sipas tij ajo po e dikton agjendën e institucioneve kosovare. Hoti ka kërkuar që Qeveria e Kosovës ti përmbushë sa më parë kërkesat e minatorëve që janë futur në grevë dhe të kujdeset e garantojë për shëndetin e tyre. Organizatorët kanë kërkuar nga qytetarët e Malishevës që t’i bashkohen protëstes me motive të njëjta që do të mbahet të shtunën në Prishtinë. Protesta e mbajtur të enjtën në Malishevë është mbështetur nga të gjitha subjektet politike dhe jopolitike të kësaj komune, me përjashtim të degës së LDK-së.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here