Malisheva harrohet nga IKSHP e Ministria e Shëndetësisë, Begaj ankohet

0

Sot në Malishevë, është organizuar nj tribunë profesionale me temën “Ethet Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK) dhe masat parandaluese”, ku janë prezantuar rreziqet që shkakton virusi i etheve hemorragjike krime-kongo dhe masat që marrin institucionet përgjegjëse. Nurishahe Hulaj, nga Instituti Rajonal i Shëndetit Publik(RSHP), ka folur për masat mbrojtëse ndaj etheve dhe për rolin e institutit. Ajo ka njoftuar se nga paslufta në Malishevë, kanë vdekur 18 persona nga EHKK, apo marr në përqindje në nivel vendi, janë 51 përqind. Kategoria më e prekur nga pickimet e rriqrave janë fëmijët. Rreth çështjes së etheve hemorragjike kanë folur edhe përfaqësuesë të AVUK-ut, nga QKMF e Malishevës dhe nga Drejtoria për Shëndetësi e kësaj komune. Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, i ka falenderuar të gjithë për angazhimin e tyre në luftimin dhe parandalimin e EHKK, duke filluar nga puna e QKMF-së në Malishevë, e deri në nivelin qendror. Kryetari Begaj, ka adresuar kritika për Këshillin Ndërministror për këtë vit, “pasi ende nuk është aktiv”, por ka kërkuar angazhimin e të gjithë faktorëve për siç ka thënë, “për ta mposhtur këtë të keqe”. Zakonisht në tribuna të tilla sikurse edhe në vitin e kaluar kanë marrë pjesë dhe kanë kontribuar me ligjërata drejtuesit e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe nga Ministria e Shëndetësis nga Prishtina, ndëkohë që këtë vit ata nuk ishin prezent me ligjëratat e tyre. Sivjetë numri i të pickuarëve nga rriqrat, sillet në rreth 30 raste.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here