Malisheva e nderon themeluesin e shkollës shqipe në Suedi

0

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e ka pritur sot Nuhi Mazrekun, mërgimtar nga Malisheva, që jeton dhe punon në Halmstad të Suedisë, i cili njihet si themelues i shkollës shqipe në Suedi. Kryetari Begaj, sipas një njoftimi nga Zyra për informim Publik të Komunës së Malishevës ka ndarë mirënjohje për Mazrekun, për kontributin e tij në shkollën shqipe në diasporë.

“Për kontributin që ju keni dhënë në shkollën shqipe në Suedi, kam vendosur të ndaj këtë mirënjohje në shenjë respekti, falënderimi dhe mirënjohjeje për punën tuaj të palodhshme dhe humane, që jeni duke bërë. Me këtë vepër tuajën të madhe, ju keni nderuar veten tuaj dhe keni nderuar Malishevën”, i ka thënë kryetari Begaj, me rastin e ndarjes së mirënjohjes Nuhi Mazrekut.

“Në jetën time, kam marrë shumë mirënjohje dhe dekorata, por kjo është shumë me rëndësi për mua dhe shumë e veçantë, pasi më nderon vendi im dhe nuk ka asgjë më mirë se kur vendi yt të vlerëson apo të nderon si në këtë rast”, ka theksuar Nuhi Mazreku, me rastin e pranimit të mirënjohjes.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here