Malisheva 2016-parashihen afro 4 milionë investime kapitale

0

Kuvendi i Komunës së Malishevës, në mbledhjen e sotme, me shumicë të votave e ka miratuar projekt buxhetin 2016-2018, por me vërejtje. Vërejtjet kanë të bëjnë me nevojat e komunës dhe jo vetëm sipas kufijve buxhetor të parapërcaktuar nga ana e Ministrisë për Ekonomi dhe Financa.

Vërejtjet e Kuvendit të Komunës së Malishevës, kishin të bëjnë kryesisht me përcaktimin e kufijve për paga dhe meditje, ku komunat, sipas MEF janë në minus nga viti i ardhshëm, pastaj përcaktimi i kufirit të të hyrave vetanake, ku Malishevës, i është përcaktuar një shumë, që sipas drejtorisë së financave dhe kuvendarëve, është e paarritshme, si dhe është kërkuar kthimi i buxhetit së Qendrës së Kompetencës, nga agjencioni i arsimit profesional, tek buxheti i komunës.

Përndryshe, sipas drejtorit për buxhet dhe financa, Vesel Krasniqi, buxheti total për vitin 2016 është rreth 12 milion e 373 mijë euro, kurse buxheti i përcaktuar për investime kapitale, është 3. 853. 849 euro, ku projektet e parapara për vitin e ardhshëm, janë hartuar, duke u bazuar nga kërkesat e qytetarëve, planifikimi i qeverisë komunale dhe kërkesat e Kuvendit të Komunës.

Duke u bazuar në këto investime të planifikuara, për vitin 2016, parashihen të investohet në arsim dhe shkencë 504. 833 euro, në shërbime shëndetësore 231. 533 euro, në bashkëfinancim me qytetar 314. 233 euro, në bujqësi 350 mijë euro, në infrastrukturë rrugore 430 mijë euro dhe në planifikim urban dhe mjedis, ku edhe hyjnë shumica e projekteve, janë planifikuar 2. 023. 250 euro.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here