Maliqi: Serbia e Kosova do të hyjnë bashkë në BE

0

Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka thënë se Serbia dhe Kosova do të hyjnë së bashku në Bashkimin Evropian. Këtë qëndim ai e ka shprehur pas vendimit të KE të BE-së për mosliberalizimin e vizave Kosovës. Sipas tij, një herë më shumë shtytje ka marrë Serbia, por herën tjetër do të jetë radha që Kosova të marrë më shumë shtytje, raporton portali Online.

“Sa shume lajthitje rreth vendimit te Brukselit per mosliberalizimin e vizave per kosovaret. Askush nuk permend nje gje se BE nuk eshte e njezeshme rreth Kosoves dhe ky eshte per shumçka faktori i te gjitha vonesave dhe “taktizimeve” ngre e mos e keput te Brukselit. Proceset per Kosoven, perfshi edhe heqjen e vizave, e edhe anetaresimin ne Unesco, gjithnje e kane kete komponente shtese te opozites se 5 vendeve qe nuk e kane njohur pavaresine e Kosoves. Serbia nuk e ka pas kete problem as ne Unesco (i duhej 1/3 e votave, Kosoves 2/3) as ne ecjen me te shpejt ne integrime. Vetem se pjesa e BE-se qe suporton Kosoven ia ben priten Serbise me hapjen e sotme te bisedave per antaresim te saj duke e vene ne krye te agjendes normalizimin e marredhenieve me Kosoven, ku Beogradi do te jete i kushtezuar me vonesa dhe taktizime, dhe nuk i ndihmojne me bllokadat e Spanjes me komp. Ne fazen vijuese, per sa do te leviz Serbia perpara, Kosova do te beje hapa dyfish me te shpejt per ty barazuar ne te drejtat dhe integrim. Atehere rruga do te jete e hapur jo vetem per Unesco por edhe per Kombet e Bashkuara, si kurore e sovranitetit dhe vetevendosjes se Kosoves.
Dialogu me Beogradin eshte si ngasja e bicikletes me dy pedala ku fillimisht shtytjen e ka bere Beogradi dhe tani e ka rendin Prishtina e ndihmuar nga BE-ja pro Kosove qe e udheheq Gjermania dhe e ka shtytje shtese SHBA-te, qe eshte faktor ne vete promotor i pavaresise se Kosoves.
Ne Bruksel Kosova dhe Serbia duhet te arrijne se bashku”, ka shkruar Maliqi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here