Makushët e Temeqinës nuk duan t’ia dijnë për dimrin

0

Makushat apo strucët jetojnë në stepat e vendeve të nxehta, por dy nga këto shpezë që i ka Isak Kavaja në Temeqinë të Malishevës janë adaptuar mirë edhe në një shtallë të zakonshme të këtij fermeri.  Ndonëse shpezë të pazakonta për Kosovën, ato jetojnë sikur shpezët tjera të Kavajës, pulat, rosat e shpezë të tjera. Vështirësi për pronarin e tyre paraqet ushqimi të cilin nuk e ka me bollëk. “Hanë shumë-3-4 kilogram misër çdo ditë dhe gati më shkoi prodhimi vjetor i misrit”, thotë ai për portalin ONLINE. Kavaja i kishte blerë dy makushët e tij për rreth 1 mijë euro në Sarandë gjatë verës së kaluar. Një vështirësi për të paraqet edhe përkujdesja ndaj tyre, pasi është i vetmi që përkujdeset për to dhe për shkak të disa problemeve shëndetësore personale shpesh e ka të vështirë ta bëjë këtë.  E ato nuk e duan askënd më shumë se pronarin e tyre. Luajnë me të, madje vallëzojnë para tij plotë hijeshi…/Portali Online/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here