Makina pa shofer i merrë jetën një këmbësori

0

Një makinë pa shofer ka marrë jetën e një gruaje në shtetin e Arizonës në SHBA, shkruan “Le Figaro”. Makina Uber, në qytetin Tempe të Arizonës ka bërë aksidentin e parë duke marrë jetën e një gruaje. Gruaja ishte duke kaluar rrugën në zonën jashtë vijave të këmbësorëve kur u godit nga një makinë e pajisur me teknologji super-moderne, pa shofer.

Lajmin e bënë të ditur nga kompania që ndërtuar makinën Uber, dhe si rezultat i gjithë kësaj kompania ka vendosur suspendimin e programit të këtyre makinave, duke i ndaluar edhe qarkullimin e këtyre makinave,transmeton PortaliOnline.

Por ky nuk është aksidenti i parë me këtë lloj të makinave. Në vitin 2016 një shofer ka gjetur vdekjen derisa ishte duke vozitur makinën me autopilot të markës Model S -Tesla.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here