Makina me targa serbe tenton të dalë nga Shqipëria me 18 kilogramë drogë

0

Një mjet tip “Peugeot 307” me targa të Serbisë është ndaluar në kufirin shqiptaro-malazez, pasi policia kufitare ka gjetur brenda mjetit rreth 18 kg lëndë narkotike të llojit kanabis.

Lënda narkotike është gjetur pranë fshatit Koplik i Sipërm, rreth 10 km larg nga pika kufitare e doganës së Hanit të Hotit.

Droga ishte e ndarë në 22 pako dhe ishte fshehur në mjetin që drejtohet nga një 54 vjeçar me inicialet M.SH, i cili ka përfunduar në pranga.

Policia ka dyshime se pas kësaj linje të trafikut të drogës fshihen edhe autorë të tjerë, të cilët janë larguar nga vend i ngjarjes.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here