Makina del nga rruga e përplas 3 këmbësorë, vdes një 35-vjeçare

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 09:20 të mëngjesit të sotëm në Sarandë.

Mësohet se një automjet tip “Benz-2500” me drejtues shtetasin O.M., 21 vjeç, ka dalë nga rruga në afërsi të liqenit në fshatin Mursi.

Mjeti ka goditur tre këmbësorë, duke lënë të vdekur në vend 35-vjeçaren Leonarda Bora dhe plagosur dy personat e tjerë, S.S., 33 vjeç dhe G.S,, 38 vjeç.

Viktima dhe të plagosurit kanë qenë të tre kalimtarë të rastit.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet në lidhje me përcaktimin e shkakut dhe të sqarimit të rrethanave.

Ndërkohë në polici është shoqëruar 21-vjeçari që drejtonte mjetin dhe është duke u marrë në pyetje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here