Makina del nga rruga dhe mbytë rojen në vendin e tij të punës

0

Sot rreth orës 04:15 në rrugën magjistrale Suharekë-Prizren, tek vendi i quajtur “Rrafshi i Sopisë”, ka ndodhur një aksident komunikacioni i cili për pasojë ka lënë një këmbësor të vdekur. Sipas hetuesve të aksidenteve të trafikut që kanë kryer hetime në vendin e ngjarjes ku ishte i pranishëm edhe prokurori i shtetit  thuhet se: “ekziston dyshimi i bazuar se shoferi i automjetit, mbase nga lodhja e kishte humbur kontrollin ndaj automjetit dhe del nga rruga me ç’ rast e godet një rojtar të një objekti i cili ishte në detyrë”. Mjeku nga Urgjenca e Suharekës ka konstatuar vdekjen e rojtarit ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe po mbahet në objektet mbajtëse të policisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here