Majlinda Kelmendi realizoi ëndrrën jetësore

0

Majlinda Kelmendi aktualisht është njeriu më i lumtur ndoshta në botë. Mbrëmë ajo e realizoi ëndrrën me të cilën u rrit.

Xhudistja numër 1 në botë e barti flamurin e Kosovës, me të cilin i priu ekipit kosovar në ceremoninë madhështore të hapjes së Lojërave Evropiane “Baku 2015”.

Zëri shkruan se kjo ishte hera e parë që Kosova u paraqit si krejt shtetet tjera, në një ngjarje shumë të madhe sportive, gjë që Majlindës i ka munguar qe shumë vite. Ndërsa, tani e realizoi ëndrrën.

Krenaria e sportit kosovar ka rrëfyer për “Zërin” emocionet që i kishte gjatë parakalimit me flamurin e Kosovës në stadiumin olimpik të Bakus, në praninë e 85 mijë shikuesve, ceremoni ajo që është përcjell nga miliona njerëz edhe përmes televizioneve.

“Jam ndje më mirë si asnjëherë më parë. Është bërë shumë punë, mund e sakrificë për këtë ditë”, deklaroi ekskluzivisht për “Zërin” Majlinda Kelmendi.

“Jam shumë krenare që bëhem sportistja e parë që e barti flamurin e shtetit tonë të ri në një ngjarje kaq të madhe sportive”, theksoi sportistja më e mirë e Kosovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here