Majlinda Kelmendi e siguron medaljen e argjendtë në Tel Aviv, lufton për të artën

0

Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, e ka siguruar një vend në finalen e garës Grand Prix Tel Aviv në kategorinë e peshave -52 kilogramëshe, pasi e mposhti xhudisten rumune, Andreaa Chitu, në gjysmëfinale.

Kosovarja arriti ta mposhtë rivalen e saj, Chitu, duke e fituar ndeshjen me ippon dhe e siguroi një vend në finale të kësaj gare. Me këtë fitore, Kelmendi e ka siguruar medaljen e argjendtë, mirëpo në finale do të tentojë ta fitojë medaljen e artë, shkruan Gazeta Express.

Për t’u kualifikuar në gjysmëfinale, ajo e mposhti xhudisten nga Zvicra, Fabienne Kocher, në çerekfinale të kësaj gare, po ashtu me ippon. Në rundin e dytë e mposhti gjeorgjianen Tetiana Levytska Shukvani. Ndërsa, në rundin e parë nuk zhvilloi ndeshje fare, pasi ishte automatikisht e kualifikuar për rundin e dytë.

Në finale, Kelmendi do të ndeshet me xhudisten nga Izreali, Gili Cohen.

Ky është turneu i parë në të cilin po merr pjesë Kelmendi këtë vit dhe ajo do të tentojë që ta fitojë medaljen e artë, ashtu siç kishte bërë në garën e fundit që e kishte zhvilluar vitin e kaluar.

Ky vit ka filluar shumë më mirë sesa viti i kaluar për xhudisten nga Peja, pasi që vitin e kaluar ajo kishte qenë e lënduar dhe s’kishte pasur mundësi të garonte në xhudo për plot 14 muaj. Pas kthimit të saj në nëntor, ajo ia siguroi Kosovës një medalje të argjendtë dhe një të artë. /

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here