Mahmut Bakalli: Ja çka na tha Millosheviqi në takim

0

Ish-funksionari politik në Kosovë, Mahmut Bakalli, kishte mbajtur shënime për takimin që e kishin pasur ai bashkë me disa përfaqësues të Kosovës me ish-presidentin e Serbisë po edhe të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviqin. “Millosheviqi na falënderoi për ardhjen. Gjatë bisedës ai ishte i qetë dhe nuk protestoi kur ne theksuam kërkesën tonë për Republikën e Kosovës ose kur përmendëm krimet e policisë serbe. Kur u ngritëm dhe u përshëndetëm, Millosheviqi na tha ‘zotërinj duhet ta kuptoni se unë jam i rrethuar nga nacionalistët’. Kjo ishte për ne deklaratë shumë befasuese sepse mendimi ynë në atë kohë ishte dhe vazhdon të jetë se ai ka qenë shefi i nacionalistëve. Ne nuk komentuam asgjë dhe ai na përcolli deri në derë”, kishte shkruar në kujtimet e tij Mahmut Bakalli për takimin me Sllobodan Millosheviqin më 15 maj 1998, ku bashkë me të ishin edhe Ibrahim Rugova, Fejmi Agani, Pajazit Nushi e Veton Surroi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here