Magjuni: “PK e gatshme të jetë pjesë e të gjithë mekanizmave ndërkombëtar”

0

PRISHTINË, 20 JANAR – Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, e ka pritur të martën në një takim Fulvio DELLA ROCCA-n, zëvendës drejtor i përgjithshëm i Policisë Italiane dhe njëherit Drejtor i Drejtorisë së Policisë Kriminale. Sipas një njoftimi të Zyrës për Informim të Policisë së Kosovës drejtori Maxhuni ka falenderuar për mbështetjen që shteti italian, veçanërisht Policia Italiane, Karabinierët dhe Guardia di Finanza kanë dhënë për Policinë e Kosovës në fushën e bashkëpunimit në mes të policive të dy vendeve. “Policia e Kosovës tashmë e ka dëshmuar veten se është e përgatitur të jetë pjesë e të gjithë mekanizmave ndërkombëtarë policorë, si: Interpoli, Europoli etj. me qëllim parandalimin, luftimin e kriminalitetit si në vend, rajon dhe më gjerë, dhe se kjo mbetet ndër objektivat kyçe të PK-së”, ka thënë Magjuni. Në anën tjetër Rocca, e ka falënderuar Policinë e Kosovës dhe drejtorin Maxhuni për bashkëpunimin e treguar me Policinë Italiane, dhe ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunimin e mëtejmë në fushën e luftimit të krimit, terrorizmit dhe këmbimit të informacioneve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here