Magjuni e Veljoviq kanë folur në Beograd për mundësitë e bashkëpunimit në parandalimin e krimit

0

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun e PK-së ka njoftuar sot për takimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës me homologun e tij, në Beograd Milorad Veljoviq. “Ky takim është pjesë e përkushtimit të Policisë së Kosovës për bashkëpunim me të gjitha shtetet e rajonit si mundësi e vetme e ndërsjellë për të pasur sukses në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative dhe sfidave bashkëkohore të rajonit, si dhe për të qenë në përputhje me politikat e Bashkimit Evropian, pjesë e së cilës synon të jetë edhe vendi ynë”, është arsyetuar takimi paraprakisht. “Në këtë takim u diskutuan mundësitë për bashkëpunim në fusha të ndryshme të parandalimit dhe luftimit të krimit të organizuar transkufitar, kontrollit të kufirit, migrimit ilegal, si dhe çështje tjera me interes për policitë e dy vendeve”, është njoftuar më pas. “Takimi u vlerësua i suksesshëm edhe nga partnerët nga Bashkimi Evropian që ishin prezentë në takim, duke pasur parasysh se ky ishte takimi i parë i këtij niveli”, kanë shtuar oficerët policor për informim. “Policia e Kosovës ka bashkëpunim me të gjitha policitë e shteteve të rajonit dhe shpresojmë që takimi i djeshëm do t’i kontribuojë fillimit të bashkëpunimit edhe me Policinë e Serbisë”, është përmbyllur njoftimi. Mediat serbe duke raportuar rreth këtij takimi kanë thënë se drejtori Veljoviq ka folur me kolegun nga Koosva Shpend Magjunin rreth zgjidhjes së problemeve aktuale për shkak të rritjes së hyrjes së migrantëve nga Kosova në vendet e BE-së. Në takimin ku ka qenë i pranishëm edhe shefi i EULEX-it Albana Raga sipas një kumtese të lëshuar nga MUP-i serb është folur për bashkëpunimin në luftë kundër krimit të organizuar si dhe mbi ngjarjet gjatë vijës admibnistrative me Kosovën. Drejtorët e policisë sipas këtij njoftimi kanë folur edhe rreth ecurisë së hetimeve rreth vrasjes së gjandarit Stevan Singjeliq.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here