Magjistralja Hani i Elezit-Kaqanik, e bllokuar nga shembja e gurëve dhe dheut

0

HANI I ELEZIT, 5 SHKURT – E vetmja rrugë që e lidhë Kosovën me Maqedoninë, magjistralja Hani i Elezit – Kaçanik, që nga orët e herme të mëngjesit sot ishte e bllokuar nga shembja e gurëve në të dy drejtimet. Zyra për Informim Publik(ZIP)e Komunës së Hanit të Elezit ka bërë me dije se kjo gjendja ka ardhur nga të reshurat atmosferike të ditëve të fundit. “Përkundër shumë përpjekjeve të autoriteteve kompetente për mirëmbajtjen e kësaj Magjistraleje ajo mbetet edhe më tej vështirë e kalueshme gjatë ditës së sotme”, ka njoftuar ky burim. “Të ballafaquar me këtë gjendje edhe Komuna e Hanit të Elezit është mobilizuar që nga orët e hershme të mëngjesit që ta bëjë të kalueshme rrugën alternative Hani i Elezit–Gorancë–Glloboqicë e cila për shkak të terenit malor ishte e mbuluar me borë”, ka dhënë detaje të tjera ZIP. Është njoftuar se është dashur që të angazhohet edhe mekanizmi i rëndë për të sanuar edhe shembjet në segmentin e rrugës Hani i Elezit- Gorancë e cila “vazhdon të jetë e paqëndrueshme si pasojë e rrëshqitjes dhe nga rreshjet e fundit”. Gjatë ditës edhe Policia e Kosovës ka njoftuar se për shkak të shembjes së dheut dhe të gurëve në rrugë, magjistralja Kaqanik-Hani i Elezit është e bllokuar për qarkullim në të dy dejtimet, dhe udhëtarët janë sugjeruar të marrijn drejtimin e pikës kufitare të Glloboqicës. Komuna e Hanit të Elezit insiston se Qeveria e Kosovës urgjentisht duhet të angazhohet në asfaltimin e segmentit rrugor Gorancë- Glloboqicë si dhe të ndërmerr veprime në përfundimin e projektit Hani i Elezit –Gorancë, në pjesën e papërfunduar të këtij projekti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here