Magbule Shkodra zë vendin e Donika Kadaj-Bujupi në krye të AGK-së

0

Kuvendi VII Zgjedhor i Aleancës së Gruas së Kosovës, ka zgjedhur sot Këshillin Drejtues dhe Kryetaren e këtij forumi.

Kryetare e re, pasuese e Donika Kadaj-Bujupi, është zgjedhur Magbule Shkodra, magjistre e shekencave inxhinierike.

Në fjalën e saj Shkodra është zotuar që si kryetare e re do të punojë me përkushtim në fuqizimin e mëtejmë të rolit të gruas në Aleancë dhe në shoqërinë kosovare.

Ajo ka thënë se është e nderuar që në këtë përgjegjësi do ta pasojë kryetaren e deritashme, Donika Kadaj-Bujupi dhe se bashkë me koleget dhe strukturën e Aleancës, do të vazhdojë punën me përkushtim, në krye të këtij forumi të rëndësishë të partisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here