LVV: “Një grup i vogël në protestë nuk e kanë respektuar skenarin tonë”

0

PRISHTINË, 24 JANAR – Lëvizja Vetvendosje përmes një komunikate për media e ka mohuar përgjegjësinë për aktet e dhunshme që kanë ndodhur gjatë dhe pas protestës ku kërkohej shkarkimi i ministrit Aleksandër Jabllanoviq dhe shndërrimi i “Trepçës” në ndërmarrje publike. “Në protestën tonë të organizuar për sot ne i kemi dhënë ultimatum Isa Mustafës që brenda 48 orëve, pra deri në ora 16 të së hënës ta shkarkojë Jabllanoviqin dhe ta sjellë në Kuvend Ligjin që e shndërron Trepçën në ndërmarrje të veçantë publike, për të cilën vendimet i merr Kuvendi i Republikës së Kosovës”, ka bërë me dije në fillim të komunikatës VV. “Me këtë ultimatum ka përfunduar protesta e organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe Thirrjet e Nënave”, është tërhequr vëmendja aty. “Ato që kanë ndodhur jashtë marshit dhe skenarit për të cilin ishim dakorduar nuk janë pjesë e protestës, një grup i vogël njerëzish në protestë nuk e kanë respektuar skenarin tonë dhe kanë ndërmarrë veprime me të cilat nuk pajtohemi”, është theksuar në komunikatën e VV-së ku është dënuar “ashpër” dëmtimi i lokaleve private në shesh. “Gjithashtu, duam të potencojmë që dy protestuesit e arrestuar nga Policia e Kosovës nuk janë aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE”, është përmbyllur komunikata e VV-së.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here