LVV: Koalicioni Nisma-LDK i panatyrshëm, komuna në krizë të qëllimshme…

0

Lëvizja VETVENDOSJE-Qendra në Malishevë ka thënë sot se “Malisheva është në krizë, jo vetëm nga gjendja e mjerë ekonomiko-sociale por edhe nga jofunksionaliteti institucional”. “Po bëhen gati dy vite të qeverisjes Begaj dhe asnjëri nga premtimet nuk është përmbushur. Jo vetëm kaq, Malisheva është kollapsuar nga papërgjegjësia dhe dështimet e përditshme të Kryetarit të Komunës dhe drejtorëve të tij nga radhët e NISMA-s dhe LDK-së”, ka tërhequr vëmendjen përmes një komunikate sot kjo qendër.
“Zvarritja e emërimit të drejtorëve pas koalicionit të pa natyrshëm NISMA-LDK, zvarritja e fillimit të punës së Nënkryetarit, vazhdimi i praktikave me ushtrues detyre të drejtorëve të shkollave, emërimet jo profesionale dhe jocilësore, tenderomania, jotransparenca, punimet publike pa kritere dhe me shumë vonesa, e të ngjashme, e kanë stagnuar Komunën e Malishevës”, ka theksuar LVV. “Që nga përfundimi i luftës, Komuna e Malishevës nuk ka pas këso krize të qëllimshme ku për pazare grupore e partiake bllokohen institucionet publike Komunale. Ne si Lëvizje VETËVENDOSJE! me kujdes dhe të shqetësuar e kemi përcjellë situatën duke i dhënë kohën e mjaftueshme qeverisjes së re, por sot kur po i ofrohemi vitit të dytë të qeverisjes dhe gjerat nuk kanë tregues pozitiv, alarmojmë qytetarët e Komunës së Malishevës se po qeverisën nga një qeverisje e papërgjegjshme ku nuk dihet kush është kryetari e kush vendosë”, ka ngritur shqetësimin e vet ky subjekt politik.
E nëse vazhdohet me ketë mënyrë të qeverisjes, sipas LVV-së “gjendja do të përkeqësohet edhe më shumë”. “Në Malishevë sot e kemi një kryetar që nuk është vendimmarrës. Kryetari Begaj sot i është nënshtruar komplet shefave të tij joformal, dhe qeverisjen nuk e ka të bazuar tek interesat e qytetarëve, por tek interesat e grupeve dhe individëve jashtë Komunës”, ka konstatuar LVV. “Sot Kryetari Begaj më shumë është ceremonial e simbolik, person që më shumë vajton e ankohet, sesa një kryetar që ka guxim me marrë vendime konform kompetencave që ka përderisa drejtorët e tij janë shefa mbi shefa, dhe nuk japin llogari as para tij e as para qytetarëve. Kryetari Begaj që në fillim ia ka huq në emërimet e drejtorëve, por pas koalicionit me LDK-në dhe emërimet e drejtorëve joprofesionalë dhe pa përvojë nga LDK-ja, kjo huqje është bërë fakt i dukshëm nga secili qytetarë”, ka përmbyllur LVV.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here