LVV i rekomandon Qeverisë së Kosovës që të kërkoj llogari nga Qeveria e Maqedonisë për rastin Kumanova

0

Lëvizja VETËVENDOSJE ka dalë me një komunikatë sot paradite përmes së cilës i ka mbështetur kërkesat e familjarëve të të arrestuarëve në rastin Kumanova. “Pas aksionit të Qeverisë së Gruevskit mbi shqiptarët në Lagjen e Trimave të Kumanovës, ku mbetën shumë të vrarë, të plagosur, të arrestuar, dhe shumë shtëpi të rrënuara, Qeveria e Kosovës ende nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret as për identifikimin dhe kthimin e trupave të të vrarëve, e as për ndaljen e torturave ndaj të burgosurve”, ka tërhequr vërejtjen VETËVENDOSJE.
“Tashmë është e qartë se të burgosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po kalojnë nëpër tortura çnjerëzore nga regjimi i Gruevskit. Madje, as në këtë gjendje atyre nuk iu mundësohet mjekimi”, ka përkujtuar ajo.
“Lëvizja VETËVENDOSJE! konsideron se kërkesat e familjarëve të të burgosurve janë të drejta dhe legjitime. Prandaj, kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që urgjentisht të reagojë përballë Qeverisë së Gruevskit, duke kërkuar llogari për gjithë atë që ndodhi në Kumanovë; identifikim dhe konfirmim zyrtar për secilin nga të vrarët; si dhe të kërkojë që menjëherë të ndalen torturat ndaj të burgosurve”, i ka rekomanduar VETËVENDOSJE qeverisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here