LVV, porositë në Reçak: Të jetësohet ideali i të rënëve

0

Një delegacion i Lëvizjes VETËVENDOSJE! bëri sot homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak, me rastin e 17 vjetorit të Masakrës së Reçakut.

Duke folur për numrin e të vrarëve LVV ka tërhequr vërejtjen se “ata u vranë, vetëm pse ishin shqiptarë, e kriminelët e kësaj masakre vazhdojnë të enden të lirë nëpër Serbi e nëpër Evropë.” “Ndërsa pushtetarët e qeveritarët e Kosovës sot, 17 vite më vonë, nënshkruajnë marrëveshje kriminale me po të njëjtët njerëz që në atë kohë kanë qenë pjesëtarë të qeverisë së Millosheviçit. Këta pushtetarë kur bëjnë homazhe flasin për nderin e të rënëve, por në institucionet e Kosovës së pavarur, në Kuvend e në Qeveri, bëjnë çmos për të normalizuar botërisht Serbinë e cila ende nuk i ka njohur krimet e veta dhe nuk ka kërkuar falje për to.” e ka ndërlidhur LVV ngjarjen e para 17 vjetëve me aktualitetin politik.

“Shteti dhe populli i Kosovës, duhet të angazhohen vazhdimisht për jetësimin e idealit të të rënëve, pa të cilët nuk do ta kishim as këtë liri, e as këtë pavarësi, që edhe më tutje mbesin jo të plota.”ka theksuar LVV në një komunikatë pas vizitës në Reçak.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here