Lutfi Haziri:Pse në Kosovë nuk mund të funksionoi Asociacioni i Komunave Serbe?

0

Lutfi Haziri,kryetar i komunës së Gjilanit dhe anëtarë kryesisë së LDK-së,njohës i rrethanave të bisedimeve në mes Kosovës dhe Serbisë ka bërë një postim në të cilin shpreh qëndrimin e tij lidhur me Asocianin e Komunave serbe në Kosovë dhe arësyet pse ky asociacion nuk mund të funksionoi në Kosovë.

Ja postimi i plotë i tij:

Nëntë vite pas bisedimeve të vështira të Vjenës për status final, ku decentralizimi ishte njëra nga shtyllat kryesore të procesit, kërkesa themelore dhe kryesore e delegacionit serb ka qenë i ashtuquajturi Asociacioni i Komunave serbe me të drejta ekzekutive, të cilin kemi arritur ta faktojmë që nuk mund të jetë i tolerueshëm brenda Kornizës Kushtetuese të Kosovës dhe territorit të Republikës së Kosovës për arsye se krijon probleme në vendosjen e pushtetit të tretë në Kosovë, që çon drejt një autonomie territoriale dhe politike për qytetarët që jetojnë brenda territorit të Republikës së Kosovës, e që është definuar si pjesa veriore e Mitrovicës së Kosovës ku hyjnë edhe disa Komuna të tjera.
Në fakt, të drejtat ekzekutive janë ndarje e pushtetit me qeverinë e Kosovës dhe institucionet e Kosovës, e jo ndarje e pushtetit në nivel regjional që nuk ekziston në Kosovë apo nivel lokal, i cili është shumë i decentralizuar në Kosovë. Problemi i dytë është që ky korridor lidhet me korridore të komunave që janë me shumicë serbe, e që depërton përmes brendësisë së Kosovës në Juglindje të Kosovës dhe lidhet territorialisht me Serbinë. Krijimi i një korridori territorial që kontrollohet me të drejta ekzekutive nga i ashtuquajturi Asociacion i Komunave prej veriut në Leposavic e deri në Dheun e Bardhë në Kamenicë, është jashtëzakonisht problematik në kuptimin zhvillimor, në kuptimin e planifikimit hapësinor dhe në kuptimin e funksionalitetit të shtetit.
Edhe sot arsyet janë të njëjta, faktet janë të njëjta dhe besojmë shumë që nuk do të ndryshohet ky qëndrim i Republikës së Kosovës! LH

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here