Lutfi Haziri: “Kjo nuk është listë e veteranëve të UÇK-së, po e Bllacës”

0

Kryetari i Komunës së Gjilanit, njëherazi nënkryetar i LDK-së, e ka quajtur të Bllacës listën e veteranëve të UCK-së së Zonës së Karadakut, e publikuar 3 ditë më parë. Sipas tij aty janë përfshirë persona që nuk kanë qenë në luftë. Haziri, i cili nuk është përfshirë në këtë listë, ka përseritur se personalisht ka qenë pjesë e UÇK-së.

Më poshtë lexoni statusin e Hazirit në Facebook.

Lista e veteranëve të UÇK-së së Zonës së Karadakut, e publikuar 3 ditë më parë, është listë e papranueshme sepse aty gjenden shumë persona, të cilët nuk kanë qenë fare në asnjë cilësi në luftën e fundit, por kanë qenë së bashku me qindra mijëra njerëz në Bllacë, duke i anashkaluar veteranët e vërtetë. Me përbërjen e saj, kjo listë mund të cilësohet si ‘Listë e Bllacës”, e kurrësesi listë e veteranëve të luftës. Iu bëjë thirrje të gjithë atyre që u anashkaluan që të reagojnë në mënyrë urgjente dhe ta parandalojmë këtë marri, për të cilën do të na gjykoj historia për sa të jetë jeta. Ashtu siç na bashkoi Lufta Çlirimtare, le të na bashkoj edhe Liria e Kosovës. Nuk u ndam në luftë dhe nuk pranoj që askush të më ndaj nga bashkëluftëtarët 15 vjet pas luftës dhe 7 vjet pas pavarësinë e Kosovës. Jam i nderuar që si luftëtar i UÇK-së dhe luftëtar i rezistencës kam nënshkruar Deklaratën e Pavarësisë, jo për veten time, por për Lumin tim, babën tim Emrush Hazirin, gjyshin tim të dekoruar nga presidenti Nishani, Hetem Hazirin, stërgjyshin tim Rrustem Haziri (bashkëluftëtar i Idriz Seferit), për bashkëluftëtarin Ibrahim Uruqi – Hushi (dëshmor i kombit), për Avdullah Tahirin (heroin e Kosovës) me të cilin isha bashkëburgosur dhe për qindra mijëra dëshmorë e viktima të Gjilanit dhe Kosovës. Në përkujtim të luftës kolosale për Pavarësi (1912-1944) dhe në 70-vjetorin e Kryengritjes së Gjilanit (1944-1945) ne meritojmë respektin e Kosovës për hirë të gjakut të martirëve të Karadakut! Lut (Emrush, Hetem) Haziri

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here