Lutfi Haziri: Edhe Qeveria edhe taksa do të heqen

0

“Ka me u shkri bora dikur”. Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kur u pyet rreth mundësisë, se a më parë do të hiqet taksa apo do të bie Qeveria Haradinaj. Por, opozita shprehet e bindur se edhe taksa, e edhe rrëzimi i qeverisë, do të ndodhin shumë shpejt.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, është shprehur i bindur se një gjë e tillë do të ndodh, e sa i përket taksës ai thotë se më shumë është suspendim e jo heqje.

“Edhe do të hiqet taksa edhe do të bjen qeveria. Të dyja bashkë. Nuk ka të bëjë taksa, ka të bëjë me suspendim jo me heqje, por është qëndrim i partnerit më të madh strategjik me të cilin kemi marrëdhënie speciale dhe të veçanta. Zaten ata po e ruajnë këtë Republikë, kështu që duhet me u sjellë dinjitetshëm me mikun gjithmonë”, tha ai.

Për KosovaPress, Haziri ka thënë se buxheti do të jetë procesi i parë që do të rrezikojë Qeverinë Haradinaj.

“Taksa do të suspendohet, qeveria do të bjen, përfundimisht… Është në tajmingun, ka hyrë në një tajming definitivisht jashtëzakonisht interesant, i cili e rrezikon jo për shkak të kushteve “të buta”, që PSD  i ka vendos për buxhetin. Buxheti është procesi i parë që do ta rrezikon rënien e Qeverisë”, ka përfunduar Haziri.                                                     

Më 21 nëntor, Qeveria e Kosovës mori vendim që mallrave që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina t’iu vihet taksa 100 %. Mirëpo, ka pasur kërkesa të shumta edhe nga SHBA edhe nga zyrtarë të BE-së që të shfuqizohet ky vendim. (KP)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here