Lushtaku: Do të më mbetej “hatri” po të mos kisha ftesë nga Haga

0

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku sot në Aeroportin e Prishtinës, para se të udhëtojë për në Hagë ka thënë se nuk e di se për cfarë do të intervistohet nga Prokuroria Speciale.

Lushtaku u tha mediave se do t’i kishte mbetur hatri në qoftë se nuk do të kishe ftesë nga Gjykata Speciale.

Ai tha se e kanë kontaktuar të gjithë miqtë e tij përfshirë edhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Për në Hagë, Sami Lushtaku do të shoqërohet edhe nga deputeti Milaim Zeka. Ky i fundit tha se beson në luftën e pastër të UÇK-së.

“Unë me vet dëshirë po e shoqëroj gjeneralin Sami Lushtaku. Unë besoj në luftën e pastër të UÇK-së”, tha ai.

Ndërsa, Lushtaku për media ka njoftuar se me 16 janar do të intervistohet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here