Lunaçek: Shpresoj që largimi i madh i njerëzve ta zgjojë nga gjumi Qeverinë

0

Ulrike Lunaçek, nënkryetare e Parlamentit Evropian, pas votimit të raportit për Kosovën në Komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, është shprehur e kënaqur për faktin se edhe kësaj radhe shumica e deputetëve e përsëritën thirrjen për 5 vendet e BE-së që ta njohin Kosovën.

“Ndikimi pozitiv i BE-së në Kosovë është dëmtuar dukshëm për shkak të mungesës së unitetit”, ka thënë ajo.

Po ashtu e ka quajtur si “situatë frustruese” faktin se vetëm për kosovarët duhet të ketë viza për të udhëtuar në BE dhe u ka bërë thirrje edhe Prishtinës, edhe BE-së që të jenë më aktive në realizimin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Në intervistën dhënë mediave në Kosovë, Lunaçek flet për pjesët kryesore të raportit dhe për disa nga zhvillimet më të rëndësishme në Kosovë, përfshirë edhe migrimin e madh kohëve të fundit, skandalin ndaj dyshimeve për korrupsion në misionin e EULEX-it dhe për debatet rreth krijimit të Gjykatës Speciale, për të cilën edhe Parlamenti Evropian bën thirrje që të formohet sa më shpejt. (Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here