Lumezi përsëritë frazat boshe, ambasadori holandez kërkon punë konkrete

0

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, në një takim njohës me ambasadorin e Holandës në Prishtinë, Robert Bosch ka vazhduar t’i  përsërisë frazat boshe se “sfidë kryesore e Prokurorit të Shtetit mbetet luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar, krimeve të luftës, terrorizmit dhe sigurimi i kushteve adekuate për funksionimin sa më të mirë të këtij sistemi”. Derisa kryeprokurori Lumezi vazhdon të flasë fjalë të mëdha, në rrafshin konkret nuk vërehet asnjë ndryshim në punë e prokurorëve të Kosovës. Mbase i ndikuar nga kjo ambasadori Bosch ka kërkuar punë konkrete nga kryeprokurori Lumezi. Ai e ka inkurajuar atë, që të punojë “në forcimin e sundimit të ligjit, në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, në hetimin e rasteve që bëhen publike nga mediat”, duke theksuar që “prokurorët duhet të tregojnë rezultate dhe profesionalizëm të lartë në këto drejtime”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here