Lumezi: Nuk do t’i pranojë as ftesat për takim me ministrin Rrahmani

0

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i ka konsideruar ndërhyrje në punën e Prokurorisë deklaratat e qeveritarëve për rastin “Stenta”.

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, gjatë mbledhjes se Qeverisë, teksa ka folur për këtë rast, një pjesë të fajit ia ka hedhur edhe Prokurorisë, shkruan sot Koha Ditore.

Rrahmani e ka porositur organin e ndjekjes që të këtë kujdes me identitetin e të dyshuarve. Ka deklaruar se beson në punën e mjekëve.

Deklaratat e qeveritarëve kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i ka cilësuar si ndërhyrje të panevojshme.

Sipas tij, Prokuroria do të nisë të hetojë edhe si kanë përfunduar emrat në media. Ai ka paralajmëruar inicim të rastit për zbulimin e fshehtësisë zyrtare.

Lumezi ka thënë që nuk do të pranojë as ftesat për takim me ministrin Rrahmani.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here