Lulzim Katanolli:Spërkatja kundër rriqrave nga ajri e dëmshme dhe pa efekte

0

Kryetari i Shoqatës për DDD-në, Lulzim Katanolli, ka kërkuar që të mos shpenzohen para koti për spërkatje kundër rriqrave me aeroplan. Sipas tij, kjo praktikë pos dëmit material, sjell edhe dëme ambientale. Kurse përfitimet nga kjo spërkatje thotë se janë zero, duke pasur parasysh faktin se rriqrat zhvillohen nën tokë

Komuna e Malishevës sivjet do të shpenzojë hiç më pak se 219 mijë e 968 euro për spërkatjen nga ajri dhe toka me qëllim të eliminimit të rriqrave që bartin virusin e Etheve  Hemorragjike Krime – Kongo, të cilat në këtë komunë nga paslufta kanë shkaktuar vdekjen e 18 personave.

Komuna për ta kryer këtë punë ka përzgjedhur kompaninë “Ala-Co” në tenderin
“Spërkatja nga ajri dhe toka të zonave endemike nga ethet hemorragjike në komunën e Malishevës”. Njoftimi tashmë është bërë publik në uebfaqen e Komisionit Rregullativ për Prokurimin Publik (KRPP).

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here