Luftë në mes të Vlorës, trafikantët kundër policisë

0

Një aksion i Policisë së Vlorës mbrëmjen e së enjtes ka përfunduar me përleshje me armë zjarri mes efektivëve të rendit dhe tre personave të dyshuar për trafik narkotikesh.

Përleshja me armë është regjistruar në zonën e njohur si “Kuzum Baba”, ku tre persona që udhëtonin me një automjet nuk i janë përgjigjur thirrjes së policisë për të ndaluar, madje kanë qëlluar me armë zjarri ndaj uniformave blu.

Policia iu përgjigj me të shtëna. Nga shkëmbimi i zjarrit, që ka zgjatur për disa minuta, ka mbetur i plagosur lehtë një efektiv i policisë.

Në përfundim të gjithë ‘luftës’ policia ka mundur të neutralizojë dy prej personave që udhëtonin në makinë, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim. Ndërkohë, gjatë kontrollit të mjetit me të cilin udhëtonin tre personat është gjetur një sasi lënde narkotike.

Për momentin identiteti i tre personave nuk bëhet ende i ditur. Dy prej tyre janë shoqëruar drejt komisariatit të Vlorës, ndërkohë që vazhdon operacioni për kapjen e të tretit.

(Index Al)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here