Lufta në Kosovë, në festivalin e reporterëve të luftës në Sarajevë

0

Me datë 3 korrik, gazetari Sebastian Junger do të prezantojnë punën e tij në katër filma të shkurtër mbi luftërat në Evropë, përfshirë këtu edhe atë të Kosovës. Junger ka raportuar mbi gjenocidin serb në Kosovë, mbi të drejtat e njeriut në Sierra Leone dhe Liberi, mbi luftën guerile në Afganistan dhe mbi misionet paqeruajtëse në Qipro.

Në Sarajevë, që nga data 28 qershor e deri më 7 korrik mbahet edicioni i dytë i festivalit WARM – festival ky që mbledhë artistë, filmbërës, regjisorë, aktorë, reporterë e fotografë të cilët e kanë luftën si pjesë të inspirimit të tyre.

“Njerëzit sot gënjejnë, e shkruajnë historinë në mënyrën e tyre, por ka evidencë për shumëcka dhe e vërteta është ndryshe” thotë Remy Ourdan, president i festivalit, gazetar francez i cili ka mbuluar luftën e Bosnjës për LeMonde.


Në kuadër të festivalit do të shfaqet filmi “Srebrenicas voices” nga Nedim Loncarevic dhe “Restrepo” nga Tim Hetherington.

Me datë 2 korrik në festival vjen fjalimi i Peter Bouckaert nga Humans Rights Watch, e ku përshihet edhe pjesa mbi luftën që ka ndodhur në Kosovë.

Me datë 3 korrik, gazetari Sebastian Junger do të prezantojnë punën e tij në katër filma të shkurtër mbi luftërat në Evropë, përfshirë këtu edhe atë të Kosovës. Junger ka raportuar mbi gjenocidin serb në Kosovë, mbi të drejtat e njeriut në Sierra Leone dhe Liberi, mbi luftën guerile në Afganistan dhe mbi misionet paqeruajtëse në Qipro. / KultPlus.com 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here