Lufta e Facebook-ut kundër pëlqimeve dhe klikimeve të rrejshme për të fituar popullaritet

0

Kompania gjigante e rrjetit social Facebook në 3 muajt e fundit ka rritur vigjilencen ndaj fenomenit të falsifikimeve të “like”-ve (pëlqimeve) të cilat kjo kompani i bllokon para se ato të llogariten në faqen për të cilën dedikohen.

Blerjet e pëlqimeve  në Facebook bëhet nga pëlqyesit e rrjeshëm të faqeve tjera dhe të rrjeteve tjera sociale,është një tentim për të rritur pëlqyeshmërinë e faqes përmes klikimeve të rrejshme (fiktive) e të cilat bëhen me pagesë për rritjen e popullaritetit të faqes në Facebook dhe që mund të jetë si një “shtypje” të popullaritetit të kompanive të vogla të cilat nuk kanë mundësi apo për një arësye tjetër (morale,…) nuk e përdorin blerjen e pëlqimeve.

Fabrikimi i klikimeve është një mënyrë tjetër e falsifikimeve të popullaritetit.Një mënyrë robotike për të krijuar numra të rrejshëm për ngritjen e popullaritetit dhe krijimin e identiteteve të rrejshme të personave që në realitet nuk ekzistojnë.Apo mënyra e mashtrimit përmes premtimeve të dhuratave të cilat janë të premtuara në rast të klikimeve por që në realitet nuk mirren kurrë.

Këto  mënyra që e vështirësojnë llogaritjen reale nga rrjetet sociale dhe është abuzim me shifrën reale të llogaritjeve.

Pikërisht për këtë Facebook ka angazhuar një kompani me ingjinierin e informatikës H.Kerem Cevahir.Ai nuk precizon sakt sa klikime të rrejshme të pëlqimeve ka bllokuar,por që kompania e tij e angazhuar nga Facebook ka bërë intervenime dhe sinjalime sa që ua ka vështirësuar dhe po ua vështirëson mbajtjen e premtimeve kompanive dhe personave që mirren me shitjen e popullaritetit të rrejshëm në bazë të klikimeve dhe pëlqimeve.

Kompania kundër pëlqimeve të rrejshme është krijuar në mars 2015 dhe që atëherë rreth 200 mijë faqe  janë informuar nga kompania për mbrojtje nga klikimet dhe pëlqimet e rrejshme./Online

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here