Lufta e brendshme mes Leninit dhe Stalinit

0

Lenini dikton testamentin e tij politik, ku propozon ndryshime në strukturën e organeve të qeverisjes sovjetike. Duke e ndjerë se mund të vdiste së shpejti, ai gjithashtu komentoi mbi anëtarët kryesorë të udhëheqjes së Bashkimit Sovjetik për të siguruar të ardhmen e sistemit. Lenini sugjeroi që Josif Stalin të largohej nga detyra e tij si Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste. Por në atë kohë Stalini e kishte konsoliduar pozitën e tij si udhëheqës i padiskutueshëm dhe në fund të viteve 1920, të gjitha referencat mbi testamentin e Leninit konsideroheshin si agjitacion anti-sovjetik dhe të dënueshme. Mohimi i ekzistencës së testamentit të Leninit mbeti një nga gurët themelorë të historiografisë sovjetike deri në vdekjen e Stalinit më 5 mars, 1953. Pas denoncimit  të Stalinit nga Nikita Hrushov në Kongresin e XX të  Partisë, në vitin 1956, Testamenti i Leninit u botua më në fund zyrtarisht nga qeveria sovjetike. Letra origjinale ndodhet në një muze kushtuar Leninit. Lenini e diktoi testamentin e tij pikërisht me 25 dhjetor 1922.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here