Luan Krasniqi i gëzuar për takimin me kancelaren Merkel

0

Legjenda shqiptare e boksit, Luan Krasniqi, mbrëmë ka marrë pjesë në ndejën e organizuar nga kancelaria gjermane Angela Merkel dhe“Media Night” e cila u mbajt në kryeqytetin e Gjermanisë, në Berlin.

Boksieri junikas ka postuar në profilin e tij në “Facebook”, një fotografi ku ka thënë se është ndjerë i gëzuar nga ftesa dhe biseda personale që kishte me kancelaren Merkel, njofton “albinfo.ch”.

“I ftuar nga kancelarja Angela Merkel dhe MediaNight ne Konrad-Adenauer-Haus në Berlin. Nje mbrëmje interesante për çështje te digjitalizimit. U gëzova shume për ftesën dhe bisedën personale me kancelaren. Një nder i madh, shkruan Krasniqi në faqen e tij.

Kjo nuk është hera e parë e takimeve mes kancelares dhe boksierit kosovar. Krasniqi ishte i ftuar edhe në maj të vitit të kaluar në të njëjtën mbrëmje dhe kishte  takuar po ashtu kancelaren gjermane.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here