Lorik Cana:”Do të bëhem baba,shpresoj të mos ndodhë kjo ditën e ndeshjes me Serbinë”

0

Lorik Cana do të bëhet baba. Futbollisti shqiptar Lorik Cana e ka rrëfyer vetë lajmin e bukur se shumë shpejt bashkëshortja e tij italiane do të sjellë në jetë fëmijën e tyre.

‘’Fëmija është rrugës, shpresoj të mos lindë ditën e ndeshjes me Serbinë’’, ka thënë Cana në emisionin ‘’Kontrata’’ të Sonila Meços.

Bashkëshortja e Canës duket se është në muajin e katërt të shtatzanisë dhe ende nuk dihet gjinia e fëmijës.

Loriku u martua me Monikën vitin e kaluar, duke kaluar edhe një pjesë të pushimeve të tyre në brigjet shqiptare.

Në shtator është planifikuar edhe ndeshja Shqipëri- Serbi. Kohët e fundit Cana ka qenë se bashku me trajnerin De Biassi në Loussane ku dëshmuan rreth dhunës që pësuan në stadiumin e Beogradit vitin që shkoi.  Gjykata pritet të japë vendimin në 13 qershor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here