Lorik Cana: Fitorja ndaj Francës i dedikohet popullit shqiptar

0

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana ka thënë se fitorja ndaj Francës është shumë e rëndësishme, edhe pse është një miqësore dhe ka shtuar se kjo fitore i dedikohet popullit shqiptar. Mbrojtësi i Lazios ka vazhduar më tej duke theksuar tani edhe skuadrat tjera do kenë frikë Shqipërinë. ”Edhe pse nuk ishte e vlefshme me pikë, por fitorja ishte fantastike. Ne jemi në një rrugë në të cilën e dimë se ku duam të shkojmë edhe pse është shumë e vështirë”. ”Duhet akoma shumë përqëndrim dhe dëshirë shumë e madhe. Kjo ndeshje na ka ndihmuar që të jemi të motivuar më tutje në ndeshjet vendimtare që i kemi në shtator dhe tetor, ku do vendoset edhe fati ynë”. ”Tanimë fitorja e Francës ka bindur edhe kundërshtarët tanë të frikësohen nga ne”, vazhdoi Cana. ”Kjo fitore është shpërblim i një punë që kemi filluar disa vite më parë. Është shpërblim për këtë vend dhe për këtë popull”. ”Nuk është e drejtë që ata t’i zhgënjejmë. Ne do të tentojmë deri në fund dhe nuk do të dorëzohemi, KURRË”, ishin fjalët e Canës pas ndeshjes.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here