Loriana siguron çerekfinalen në Tel Aviv

0

Xhudistja kosovare, Loriana Kuka, ka arritur ta fitojë ndeshjen e saj të parë këtë vit, duke e siguruar një vend në çerekfinale të garës Grand Prix Tel Aviv në kategorinë e peshave -78 kilogramë.

Në rrethin e dytë të kësaj gare, Kuka arriti ta fitojë ndeshjen kundër xhudistes nga Holanda, Ilona Lucassen, të cilën e mposhti me ippon. Të dyja këto xhudiste ishin kualifikuar automatikisht në rundin e dytë të kësaj gare, shkruan Gazeta Express.

Në çerekfinale, Kuka do të ndeshet me xhudisten nga Rusia, Aleksandra Babintseva.

Kuka do të tentojë t’ia sigurojë Kosovës medaljen e dytë të artë në këtë garë, pasi që dje Majlinda Kelmendi arriti ta fitojë garën në kategorinë e peshave -52 kilogramë. Kelmendi i fitoi të gjitha katër ndeshjet e zhvilluara me ippon.

Gjatë karrierës së saj, kosovarja i ka fituar katër medalje të arta dhe dy të bronzta. Për momentin, ajo radhitet në pozitën e 24-të në renditjen botërore të xhudistëve në kategorinë e peshave -78 kilogramë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here