Loriana Kuka siguron çerekfinalen në Katar

0

Loriana Kuka është në rrugë të mbarë për të fituar medalje në Mastersin e xhudos, që po mbahet në Doha të Katarit.

Xhudistja jonë është kualifikuar në çerekfinale të kategorisë deri në 78 kilogramë.

Ajo mposhti në raundin e parë Myriam Sarah Mazouz të Gabonit, ndërsa në raundin e dytë mundi francezen Audrey Tcheumeo.

Në çerekfinale takohet me japonezen, Shori Hamada, kampione e botës 2018 dhe nënkampione e botës 2019.

#JudoMasters #Tokyo2020plus1
Foto nga arkivi

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here