Loriana Kuka mbetet me medalje të argjendtë

0

Xhudistja kosovare Loriana Kuka e ka fituar medaljen e argjendtë në turneun e madh të xhudos, Grand Prix, pasi u mposht nga Klara Apotekarin e Sllovenisë në finalen e së shtunës në Tel Aviv, duke ia siguruar Kosovës megjithatë medaljen e dytë në përgjithësi nga ky turne, pas asaj që e fitoi Majlinda Kelmendi vetëm një ditë më parë.

Loriana u mund nga Klara Apotekar në kategorinë -78 kilogramë pas një lufte dërmuese në kohën shtesë, por e çoi në shtatë numrin e përgjithshëm të medaljeve të fituara në karrierën e saj, raporton Gazeta Express.  

Pas katër minutave të rregullt pa fitues, lufta shkoi në kohë shtesë, ku fituese përcaktohej me golden score – garuesen që fiton pikët e para. Xhudistja nga Sllovenia u tregua më e qëndrueshme dhe e rrëzoi Kukën duke siguruar pikë që ia fitoi asaj medaljen e artë.

Megjithatë, Kuka u sigurua që Kosova të kthehet nga Izraeli me dy medalje nga dy garues që morën pjesë në Grand Prix.

Ajo kaloi në rundin e dytë pa lojë, ndërsa në rundin e tretë e mposhti me ippon holandezen Ilona Lucassen, duke siguruar çerekfinalen.

Çerekfinalja doli të ishte më e vështirë për të, pasi përballë pati rusen Aleksandra Babinsteva, të cilën e mundi 1-0 me rezultat teknik.

21-vjeçarja e siguroi një vend në finalen e garës Grand Prix në Tel Aviv të Izraelit, si dhe të paktën medaljen e argjendtë, pasi e mposhti xhudisten angleze, Natalie Powel, në gjysmëfinale.

.

.

Të dy xhudistët kosovare sigurojnë edhe numrin e pikëve maksimale nga ky turne, në rrugë për t’u kualifikuar në Lojërat Olimpike Verore Tokyo 2020
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/sport/edhe-loriana-kuka-e-fiton-medaljen-e-argjendte-kosova-kthehet-me-dy-medalje-nga-izraeli-620013/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here